“Lavdi forcave të armatosura të Ukrainës, Putin është një fashist”, futbollisti rus i surprizon të gjithë me festimin special pas golit

Apr 22, 2022 | 22:25
SHPËRNDAJE

Futbollisti rus Oleksiy Khoblenko i ka dërguar një “mesazh” special presidentit Vladimir Putin, pasi shënoi një gol me ekipin e tij, Levadia Tallinn në Letoni.

RUSI

Pasi dërgoi topin në rrjetë, ai përqafoi shokët e tij dhe kur mbeti vetëm ngriti fanellën teksa poshtë saj shkruhej: “Lavdi forcave të armatosura të Ukrainës. Putin është një fashist”.

Khoblenko ka lindur në Ekaterinburg të Rusisë, por është një shtetas ukrainas dhe u detyrua të largohej nga ish-skuadra e tij, Kryvbas pas pushtimit rus. Sulmuesi është një nga futbollistët e paktë me origjinë ruse që ka dalë publikisht kundër pushtimit të Ukrainës, të cilin Kremlini e ka cilësuar si një “operacion special ushtarak”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura