Lautaro harron për një moment të ardhmen dhe futbollin, bën veprimin e madh për të luftuar Koronavirusin

Apr 5, 2020 | 14:39
SHPËRNDAJE

Në këto momente që futbolli është pezulluar për shkak të Koronavirusit, kanë filluar të qarkullojnë lajme në lidhje me lëvizjet e mundshme të lojtarëve në merkaton e verës.lautaro-martinez

Një nga emrat më të përfolur është Lautaro Martinez, për të cilin thuhet se ka shfaqur interes të madh Barcelona, që është gati të paguajë klauzolën e tij.

Megjithatë sulmuesi ka vendosur të heqë pak mendjen nga merkato dhe të mendojë për situatën e vështirë që po kalojnë  të gjitha shtetet për shkak të Koronavirusit.

ULO

Sulmuesi zikaltër ka bërë një gjest shumë të madh, teksa ka dhuruar mjete ndihmëse mjekësore për një nga spitalet në Argjentinë. Ai ka dhuruar 3.350 litra alkool, 1000 doreza dhe 3000 veshje mjekësore, për të luftuar këtë virus famëkeq.

UI AR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura