Laura Vorpsi shfaqet për herë të parë pas lindjes së vajzës, ja ku ndodhet ajo

Sep 7, 2017 | 21:39
SHPËRNDAJE

Këtë pranverë ish-zëdhënësja simpatike e PD-së u  bë nënë e një vogëlusheje të bukur dhe të shëndetshme. Bëhet fjalë për Laura Vorpsin, të cilën pak vite më parë e kemi parë teksa jepte deklaratat për shtyp nga foltorja e demokratëve. Pas lindjes së bebes së saj Laura kishte munguar në eventet publike të kryeqytetit, ndërkohë që edhe lajmeve apo prononcimeve nga media për familjen e re ka preferuar t’ju qendrojë larg.

Sot në pritjen për 20 vjetorin e  emisionit Opinion më në fund Laura e bukur është shfaqur dhe mesa duket edhe nga fotot është në formë të mirë dhe po aq elegante sa më parë. Ka zgjedhur të zezën për një pamje të pagabueshme sharmanteje që plotësohet nga fustani i gjatë, me pjesën e sipërme dantellë dhe një çantë krahu me zinxhir.

Por Laura nuk është vetëm, por këtë herë shfaqet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Theodhori Cami. Pranë saj shfaqet edhe Erla Mëhillin, ish-zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, e cila gjithashtu shumë elegante qëndron në krahë të bashkëshortit Keltis Kruja.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura