Latifi sfidon çekët: Barazimi është rezultat i mirë, por ne kemi objektiv fitoren

Jul 26, 2017 | 22:31
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi nuk i trembet aspak cilësisë së kundërshtarëve që ka përballe dhe beson se Skënderbeu mund të marrë një fitore në ndeshjen në transfertë ndaj Mllada Boleslav.

latifi

“Kemi parë videot e shumë ndeshjeve të Mllada Boleslav, ndaj jemi të përgatitur mirë për këtë sfidë. Barazimi do të ishte rezultat i mirë, por për ne, të fitojmë është objektivi kryesor në çdo ndeshje”, u shpreh mesfushori i Skënderbeut në konferencën e sotme për shtyp.

Latifi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Skënderbeut në ndeshjet e këtij sezoni në arenën ndërkombëtare. Mesfushori ka shënuar 3 gola në katër ndeshjet e luajtura deri tani nga ekipi korçar në Ligën e Europës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura