Latifi drejt transferimit në Rusi, Skënderbeu tenton Emiljano Vilën

Aug 26, 2016 | 12:59
SHPËRNDAJE

Merkatoja bardhekuqe, mund ta themi me plot gojë, se është “çmendur” në këto ditë të fundit të gushtit. Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se Skënderbeu është duke insistuar vazhdimisht edhe për një afrim tjetër, sidomos pas largimit tashmë të sigurt të Latifit.

latifi

Mesfushori i talentuar i korçarëve është shumë pranë kalimit te Terek Grozni, ekipi rus ku firmosën gjatë kësaj vere Bekim Balaj me Odise Roshin. Ndërkaq, po kërkohet menjëherë zëvendësuesi i tij dhe bëhet fjalë pikërisht për Emiljano Vilën, lojtari i kërkuar me ngut nga Agostineli, i cili vijon ta ketë në qendër të vëmendjes dhe dëshirën e madhe në merkato.

emiljano vila

Burime të gazetës pranë klubit të Skënderbeut bëjnë me dije se pritet që ditën e sotme të ketë një takim mes Vilës dhe drejtuesve të Skënderbeut për të diskutuar rreth një afrimi të mundshëm të durrsakut në Korçë. Prej kohësh është folur për një interesim të Skënderbeut për mesfushorin e Partizanit, ndërsa tani që Vila mbylli impenjimin në Europë me të kuqtë mund të kemi ndonjë zhvillim të ri në merkato.

Vangjeli

Kristi Vangjeli tashmë është një lojtar i Skënderbeut dhe kjo nuk ka as më të voglin dyshim. Ashtu sikundër e kishte bërë me dije “Panorama Sport” dy javë më parë, mbrojtësi korçar ka zgjidhur kontratën me klubin e Astrës për shkak të problemeve financiare që po kalon kampionia rumune dhe është kthyer sërish te Skënderbeu, me të cilin u shpall dy herë kampion.

Natyrisht është një goditje e madhe e kampionëve në fuqi, të cilët me afrimin e Vangjelit blindojnë kështu prapavijën duke i dhuruar Agostinelit një lojtar të fortë në krahun e djathtë.

Skenderbeu's Kristi Vangjeli (L) vies with Zagreb's Josip Pivaric during the UEFA Champions League playoff football match between KF Skenderbeu and Dinamo Zagreb at the Elbansan Arena in Elbasan, Albania on August 19, 2015. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU        (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Kalimin e Vangjelit te Skënderbeu e konfirmon edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili, për “Panorama Sport”, ka konfirmuar se Kristi Vangjeli është lojtari më i ri i bardhekuqve, sepse ka kërkuar rikthimin në Korçë pas një aventure disa javore në Astra, ku pa dyshim ka qenë një nga lojtarët më të mirë.

Burime pranë gazetës bëjnë me dije se Vangjeli ka mbyllur gjithçka duke e zgjidhur kontratën me Astrën pas problemeve financiare dhe pret vetëm që të tërheqë dokumentet nga Rumania për t’u zyrtarizuar më pas te Skënderbeu. Korçari pritet që ditën e diel të bashkohet me ekipin në stërvitje, teksa vetë Agostineli duket se e pret krahëhapur lojtarin.

Vangjeli kthehet kështu në Korçë për të marrë vendin e titullarit në krahun e djathtë duke blinduar kështu prapavijën bardhëkuqe.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura