“Lashë pjesëtaret e familjes duke qarë pas eliminimit të Gjermanisë”, Shpëtim Duro: Korrën atë që mbollën

Dec 1, 2022 | 23:31
SHPËRNDAJE

Eliminimi i Gjermanisë është padyshim kryefjala e momentit në mbarë opinionin sportiv. Në lidhje me këtë disfatë të hidhur foli edhe trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, i cili i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, më televizionin “News 24”, u shpreh:

DURO

“Eliminimi i Gjermanisë, është lajm kudo! Në Shqipëri ka shumë përkrahës të futbollit gjerman. Kam pjesëtarët e familjes që i lashë duke qarë sepse u eliminua Gjermania. Gjermania atë që ka mbjellë ka korrur.

Japonia është surprizë, e ka merituar plotësisht kalimin më tej. Fitoi me Gjermaninë dhe Spanjën. Humbi me Kosta Rikën, por e dominoi totalisht. Dhe atë ditë duhet të fitonte Japonia.

Gjermani ka probleme në repartin difensiv. Ka lojtarë shumë të talentuar në pjesën ofensive, por ka probleme shumë në mbrojtje. Nuk kanë stabilitet. Ndryshime të shumta në formacion”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura