Largohet edhe një grup tjetër i afganëve të strehuar përkohësisht në Kosovë

Sep 19, 2021 | 23:02
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Prishtinë njoftuan të dielën se një grup prej 51 shtetasish afganë të strehuar përkohësisht u larguan nga Kosova.

afganet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha në një postim në llogarinë e tij në Facebook, se si pjesë e marrëveshjes me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grupi prej 51 afganësh do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.

Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, thuhet në postimin e ministrit Sveçla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura