Largimi nga PD-ja, Çiljeta: Tani që do zvogëloj gjoksin, s’i hyj më në punë

Oct 10, 2015 | 17:26
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka komentuar sërish largimin e saj nga strukturat e Partisë Demokratike, ndërsa është shprehur e vendosur për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në zvogëlimin e masës së gjoksit të saj.

Ciljeta ne "Oktapod"
Ciljeta ne “Oktapod”

“Para se ta zvogëloj (gjoksin) do iki ta çoj për siguracion siç ka bërë Xheniferi me vithet”,-tha ajo me humor në intervistë televizive për emisionin “Oktapot”.

Pyetjes që bëri një shikues duke kërkuar kthenin Çiljetës në PD ‘opozita në rrugë të gabuar – i duhet vënë gjoksi punën’, këngëtarja iu përgjigj se “tani do të zvogëloj gjoksin, kështu që nuk do të hyj më gjoksi në punë”

Çiljeta tha se ka filluar punën për t’ju rikthyer këngës së saj rreth 10 vite më parë “Oh sa kam b*** e mirë”, por tashmë pritet në versionin anglisht.

“Unë kam një bashkëpunim timin, këngën time. Jam në bashkëpunim me dy njerëz surprizë dhe do t’i rikthehem këngës së mëparshme, por në versionin anglisht”,-tha ajo për “Vizion Plus”.

Pyetjes së moderatorit se ‘a i ke vithet në formë’, Çiljeta iu përgjigj se tani bën edhe palestër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura