Largimi nga jeta i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Rama: Lamtumirë mik i mirë!

Aug 21, 2017 | 15:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur mesazhin e tij ngushëllues për largimin nga jeta të ish -kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq sot në një spital në Turqi, do të varroset me ceremoni shtetërore.

20915528_10155070244776523_4381138549836497984_n

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!”, shkruan Rama në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura