“Largimi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson Ramën”/ Basha: I konsideron të zëvendësueshëm me popujt e tjerë

Apr 1, 2021 | 8:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama nuk shqetësohet për shpopullimin e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, Basha shtron pyetjen: A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?

Sipas tij përgjigja është Jo.

Në videon që publikon Basha më tej argumentohet se “Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë”.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa zhvilloi takim me një biznes fasonerie në Shkodër tha se të huajt e bëjnë punën më mirë se shqiptarët, duke rekomanduar që të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura