Largimi i Visho Ajazit/ Si e komenton ish-presidenti Nishani?

Nov 10, 2017 | 20:31
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka komentuar në studion e emisionit ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka, dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kreut të SHISH.

Nishani theksoi se dorëheqja është një vendim personal, ndërsa theksoi se Ajazi ka pasur edhe presion të vazhdueshëm dhe shantazhe nga ana e mazhorancës.

auto_Screenshot_11510341164

‘Unë ruaj vlerësimet e mia ndaj zotit Ajazi, gjakftohtësisë kurajës pavarësisht shantazheve politike, por në fund të fundit dorëheqja është një akt personal.

Kma pasur disa akte publike të sulmit politik që vinin nga parlamenti nga mazhoranca, për ta larguar nga shërbimi duke përhapur të pavërteta ‘fake informacione’. Kjo bëhej gjithmonë në formë presioni që të largohej kryetari i SHISH. Kam parë në disa raste vlerësime shumë të mëdha edhe për vetë zotin Ajazi nga partnerët tanë.

Për mua ishte e papritur. Sepse unë mendoja që SHISH të vazhdonte punën e konsoliduar’, tha Nishani./syri.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura