Largimi i Metës me Ramën pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha: I tmerrohet nga ai…

Sep 25, 2020 | 22:56
SHPËRNDAJE

Ish kryeministrit Sali Berisha ka folur sot për zgjedhjet e 25 prillit dhe marrëdhëniet me aleatët.

berisha11

I ftuar në “Zone e Lirë”, Berisha ka folur për një largim të mundshëm të aleatit të PD-së, pra LSI-së pas zgjedhjeve.

Berisha i është përgjigjur pyetjeve të Arjan Çanit nëse Ilir Meta do të joshet nga kryeministri Rama për të qenë numri dy i qeverisë dhe Ministri i Brendshëm.

Ne përgjigjen e tij, ish-kryeministri Berisha tha se Edi Rama i tmerrohet faktit për ti dhënë Ilir Metës postin e Ministrit të Brendshëm.

Cani: Ramsi doktor, do ta kapë mandatin e tretë sepse sipas gojëve të liga ai po josh Ilir Metën me postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Berisha: Çdo post në tokë dhe mbi tokë mund ta imagjinoj Ilir Metën, por ai (Rama) tmerrohet nga ai post. Ai tmerrohet nga ai post.

Cani: Që ta marri Ilir Meta?

Berisha: Po, po.

Cani: Doktor midis nesh nuk ka asnjë rrezik që Ilir Meta në moment të fundit…

Berisha: Jo. Në vlerësimin tim gjithmonë.

Ish lideri i demokratëve theksoi se marrëdhëniet në koalicionin e PD janë më të forta se kurrë dhe se “fundi i  Ramës” sipas tij është i pashmangshëm.

Berisha foli dhe për ambicien e tij për të qenë në Parlamentin e ri, teksa tha se s’e ka vendosur ende se ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura