Cilët janë 4 kandidatët për kryeprokuror, ja emrat dhe fotot

Nov 24, 2017 | 12:11
SHPËRNDAJE

Ne kulmin e debatit per zgjedhjen e kryeprokurorit te ri dhe mbarimit te mandatit te adriatik Llalles, dalin disa emra për kandidatë të mundshëm që mund ta pasojnë ate.

 

Katër prej tyre janë zbuluar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ata janë Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme).

 

Dritan Rreshka
Dritan Rreshka

 

Por me gjithë këto propozime jo zyrtare, ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij. Ndodhur në këtë situatë kuvendi pritet të zgjedhë në fillim të dhjetorit kryeprokurorin e përkohshëm.  Gjithsesi deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar si kandidat apo si të përzgjedhur për tu votuar në kuvend.

Henrik Ligori
Henrik Ligori

JURISTJA: NËSE DO ISHA NË VEND TË INA RAMËS MË 21 JANAR, DO KISHA ARRESTUAR BERISHËN
Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit. Ndërsa diskutohej se cili do ishte kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në kuvend, Bozheku ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës.

Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi: “Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike. “Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje. Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura