“Largimi i Idrizit nga Rama i parëndësishëm”, Lubonja: PDIU parti klienteliste, është mbajtur me…

Sep 14, 2018 | 19:33
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24 për të folur për ndryshimet që kanë ndodhur në koalicionet politike në Vend.

Lubonja ka komentuar kalimin e Idrizit në opozitë dhe  zërat për një largim të mundshëm të Vangjel Dules nga koalicioni me PD-në.

fatos-lubonja-1-704x450

“Lëvizja e Shpëtim Idrizit është më interesante sepse ka pasur edhe dy deputetë, por kur deputetët që ka nxjerrë qëndrojnë me Rilindjen dhe ikën vetëm Idrizi, atëherë bëhet e parëndësishme ikja e Idrizit. Bëhet ndoshta një çështje personale, sepse partia e Idrizit ka qenë një partie klienteliste që është mbajtur me këta të fortët që kanë marrë vota. Lëvizja e Idrizit është një lëvizje personale, sepse nuk dimë asgjë për partinë e Idrizit. Partia e Idrizit u konsiderua si një parti tepsie nga Rama. Idrizi duhet te flasë për tepsinë, ndërsa Vangjel Dule është partia që përfaqëson minoritetin”,-ishte kjo deklarata e Lubonjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura