Largimi i Gegës, profesor Kabo zbulon arsyen e dhimshme: La Partizanin sepse…

Jun 2, 2019 | 16:52
SHPËRNDAJE

Skënder Gega ka pasur vërtetë një arsye shumë të fortë për largimin nga Partizani. Gjithçka ka të bëjë me shëndetin e bashkëshortes së tij. Të paktën kështu është ajo që pretendon profesori i njohur Përparim Kabo.

perparim kabo

Ky i fundit, njeri i afërt me drejtuesit e Partizanit dhe një tifoz i skuadrës së kuqe, në debat e sipër me disa tifozë të irrituar të kampionëve të Shqipërisë, ka zbuluar se bashkëshortja e Gegës vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ky është motivi. “… t’ju vijë turp. Ka gruan sëmurë dhe do nisë kimioterapinë, por ju ta nxirrni të keqen me zor. Bëhuni një herë njerëz me zemër dhe o me llafe. Turp t’ju vijë, gjithmonë me histori bajate”, shkruante profesor Kabo në facebook.

11

16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura