Largimi i dy deputeteve të PDIU, reagon Shpëtim Idrizi: Individë që kanë qenë…

Jun 17, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Largimi i dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka sjellë edhe reagimin e kësaj force politike.

Kreu i saj Shpëtim Idrizi ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë ku shkruan se ky nuk është ndonjë lajm i ri dhe se deputetet janë deklaruar pro PS-së që pas përfundimit të zgjedhjeve.

reme lala ne diber

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. 

Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”,shkruhet në komunikimin zyrtar.

Ndërsa më herët Reme Lala deklroi: Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë.

Ajo nuk u ndal me kaq, por tha se në këtë ceremoni është e pranishme edhe Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur ti bashkohet Partisë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura