“Larg parlamentit fallco e të kriminalizuar”, Boçi: Shkodra sot e veshur me krim qeveritar

Sep 3, 2018 | 20:32
SHPËRNDAJE

“Shkodra sot e veshur me krim qeveritar’, shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi. Në një reagim në Facebook, ai shkruan se dikur, Shkodra ishte kryeqytet i krimit shtetëror kundër klerit, intelektualëve e kulturës. Ndërsa sot, shton, është shndërruar në kryeqytetin e krimit qeveritar mafioz, me veshje bandash, kundër qytetarisë, lirisë e demokracisë.

Boci

‘Shkodra sot apelon! Prandaj jemi këtu në këtë agorë qyetare, larg parlamentit fallco e të kriminalizuar. Historia përsëritet. Shembja e krimit shtetëror diktatorial, nisi këtu. Shembja e krimit qeveritar mafioz, nis po këtu….”, e mbyll reagimin e tij ligjvënësi demokrat.

Opozita zgjodhi të bojkotojë këtë pasdite seancën e parë plenare të sesionit të vjeshtës duke u zhvendosur në Shkodër, atje ku së fundi kanë ndodhur ngjarje kriminale që kanë marrë disa jetë njerëzish. Shumë prej tyre janë ende të pazbardhura nga autoritet ligjzbatuese. Nga mbledhja në Shkodër, opozita doli me vendimin për aksionin që e quan “çlirim të Qeverisë nga krimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura