“Larg modelit të vjetër!”- Basha: Misioni i jetës time politike është që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë

Feb 26, 2022 | 16:11
SHPËRNDAJE

Basha durres luan hotiKryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Durrës ka kërkuar përkrahjen për kandidatin e tij, Luan Hotin.

Basha ka postuar një dhe mesazh pas takimit, teksa thekson se misioni i jetës së tij politikë ësht që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.

“Sot, rinia e mbledhur në mbështetje të kandidatit të PD, Luan Hoti, tregon se ka shpresë, se rinia kërkon, beson dhe do ndryshimin.

Në 6 mars, rinia durrsake do votojë Partinë Demokratike dhe Luan Hotin, sepse është ai që do të sjellë një model të ri politik, që nuk e ka mendjen te karrigia, por te qytetarët, për t’u krijuar mundësi të rinjëve pa dallime.

Sepse modeli ynë ka në qendër rininë, energjinë, ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Larg modelit të vjetër, i cili është gati bëjë gjithçka për të qëndruar i mbërthyer pas karriges.

Misioni i jetës time politike është që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.

Voto Partinë Demokratike! Voto Luan Hoti! Voto Nr. 3”, thekson Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura