Lanë Gjermaninë për UÇK-në, po vdesin nga uria në Kosovë

Jun 26, 2016 | 16:59
SHPËRNDAJE

E kishin lënë Zvicrën dhe Gjermaninë për t’iu bashkangjitur UÇK-së, ndërsa 17 vjet pas çlirimit të Kosovës janë shndërruar në raste të rënda sociale. Ish-luftëtarët, që lanë jetën luksoze në Evropë, çdo muaj hyjnë borxh nëpër dyqane të ndryshme për t’ia blerë ushqimin familjarëve të tyre.auto_Beqiri_copy1466921556

Nazif Erlishta kishte lënë Zvicrën për të marrë pjesë në betejën e lavdishme të Koshares, ndërsa 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë po kërkon para borxh për të blerë miell për dhjetë anëtarët e familjes së tij.

Erlishta nga fshati Begaj (ish-Novosella e Begut), të komunës së Vushtrrisë, gjithçka që u ka shtruar në sofër për të ngrënë familjarëve i ka marrë borxh tek një shitore e lagjes, derisa miellin e ka marrë hua nga kompania “Rashani”.

I ulur në një shilte, Nazifi numëron plagët e marra gjatë luftës së fundit dhe ato që i kanë mbetur gjatë qëndrimit nëpër burgjet serbe, pasi që ishte zënë rob në Koshare si pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Tani ndonëse ka nisur të marrë pensionin e invalidit të UÇK-së, atij nuk po i dalin këto mjete që t’i plotësojë nevojat elementare të familjes.

Burimi: Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura