“Lamtumirë shoku im i mirë”, Bes Kallaku dedikim për milionerin që u gjet pa jetë në vilën luksoze

Aug 8, 2020 | 10:38
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Bes Kallaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka humbur shokun e tij më të mirë. Në foton që Besi ka publikuar, ai shihet krah për krah me biznesmenin Eugert Lazajt, duke zbuluar kështu miqësinë që ka pasur me djalin e ri që u gjet i vetëvrarë në banesën e tij më 30 korrik të këtij viti.

Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Në njoftimin paraprak që shpërndau policia ditën e ngjarjes, thuhej se biznesmeni ishte gjetur i pajetë në orën 07:00 të mëngjesit dhe pranë trupit kishte një armë zjarri.

besi me eugert

Postimi i plotë i Besit:

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”.

LEXO EDHE

“Gjatë karantinës u bë me fiksime, thyente telefonat, na kërkonte…”, milioneri shqiptar u gjet i pajetë në vilën luksoze, zbardhet dëshmia e prindërve

Eugert-Lazaj WhatsApp-Image-2020-08-03-at-16.46.44

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura