“Lamtumirë i dashur mik”- Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e aktorit Guljelm Radoja. Margariti: Ishte mishërimi i talentit dhe përkushtimit

May 5, 2021 | 10:56
SHPËRNDAJE

radoja1

Aktori i njohur Guljelm Radoja ndërroi jetë ditën e sotme, 5 maj, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku ndodhej i shtruar, i intubuar prej disa ditësh.

Miq, kolegë, të afërm e personalitete të politikës shqiptare kanë reaguar me dhimbje pas lajmit të trishtë për vdekjen e aktorit.

Kryeministri Edi Rama bashkangjitur një fotoje të aktorit, postuar në rrjetet sociale, i jep lamtumirën Radosë që e quan mik.

“LAMTUMIRË I DASHUR MIK”, shkruan shkurt Rama.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në statusin e saj në rrjetet sociale, teksa shpreh trishtimin për lajmin, thotë se “ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit”.

Pas një muaji luftë për jetën, u nda prej nesh aktori fisnik Gulielm Radoja. Një portret i spikatur, me një zë të ngrohtë, gdhendës karakteresh, Radoja ishte mishërimi i talentit dhe përkushtimit.

Ikja e tij lë një tjetër vend bosh aradhën e artistëve, që e ngritën në nivelet më të larta artin e aktrimit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Margariti.

radoja-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura