Lamtumira për Rexhep Çelikun, partnerja Cingu rrëfen pengun e tij të madh

Jan 13, 2018 | 11:49
SHPËRNDAJE

Lamtumira e fundit për mjeshtrin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, valltarin fluturues, Rexhep Celiku po i jepet mes homazheve në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

cingu

Pas homazheve, partnerja e tij në skenë, Liljana Cingu, e cila vetëm pak ditë më parë u dekorua nga Presidenti Ilir Meta së bashku me Çelikun, si “Nderi i Kombit” ka dhënë një mesazh plot dhimbje për humbjen e madhe.

“Kur Rexhepi dhe unë u dekoruam, ishte një ditë shumë emocionuese. Ai iku sot, po fluturon dhe si krenar që ka qenë në skenat e vendit dhe jashtë ka nderuar vendin dhe nderi i kombit i takonte atij. Ai ishte një legjendë, fluturonte kudo që shkelte, edhe gurët e sokakut po qajnë për Rexhepin. Unë i them sot, Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve. Kjo është humbje e madhe për vendin, për vlerat e ansamblit”- tha ajo.

Pyetur nga media nëse Rexhep Celiku kishte ndonjë peng, ajo u përgjigj:

“Unë i thosha gjithmonë vëlla, vëlla u lodhe, sa orë punove dhe sa valle do kërcesh, e kisha vëlla më tepër se një partner. Pengu më i madh ishte që edhe sot ai po fluturon, që vallja të mos ndalet, të vazhdojë dhe Shqipëria të jetë një shqiponjë ashtu si e meriton”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura