Lame, Veliajt: Na zgjove herët për Legalizimet. Kandidati: U zgjova në 02.00 për dezinsektimin

May 23, 2015 | 9:56
SHPËRNDAJE

Janë bërë të udhës tashmë batutat në takimet për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, edhe pse në mungesë të kreut të qeverisë, Edi Rama.  


Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, duke theksuar pas 21 qershorit ka shumë punë për të bërë me kreun e ardhshëm sipas tij, të bashkisë, Erion Veliaj e ka thumbuar atë për zgjimin e shpejtë.

Por, Veliaj, duke marrë fjalën ka thënë se në fakt zgjimi i tij ka qenë shumë më I shpejtë, pasi së bashku me ministrin e Shëndetësisë për projektin e dezinsektimit. “Na tha Lame se u zgjova herët për t’u takuar këtu, por jam zgjuar që në 02.00 për dezinsektimin’- tha Veliaj.

Ai akuzoi bashkinë aktuale për dyert e mbylluara, për zhgënjimin që u kanë dhënë qytetarëve. “Madje edhe kreu i njësisë 8 është aq i zhgënjyer nga Basha sa kandidon i pavarur për kryetar bashkie, sepse mendon se mund t’i bëjë gjërat më mirë se vetë ai”- tha Veliaj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura