‘Lame premtonte legalizime’/ Banorët e Bërxullës në protestë: Dallëndyshe Bici deri më tani ka marrë në dorë mbi 4 mln lekë, baba Rama bën sikur nuk di

Mar 29, 2023 | 10:49
SHPËRNDAJE

Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë sërish këtë të mërkurë për të kundërshtuar projektin, Thumanë-Kashar, ku sot janë zhvendosur pranë zyrave të Hipotekës.

Një prej banorëve ka treguar për median dokumentin e dorëzuar pranë Hipotekës, ku tha se ka 16 vite që lufton për të marrë legalizimin e pronës, ku tha se ata po zvarriten çdo ditë.

Sakaq shtoi se situata për banorët e vendit është kritike, pasi banorët e Bërxullës jetojnë çdo ditë me frikë në lidhje me pronën e tyre.

“Ky është një dokument që lëviz ka 16 vite që hyn e del te Hipoteka, si është problemi. Ja te Ademi, ik te shteti. Një përgjigje që më kthen Hipoteka e Lames, duke gënjyer popullin e zonës së Bërxullë, në fushatë elektorale se do bëjë legalizime. Zonja Bici deri më tani ka shtirë në dorë deri tani mbi4 milionë lekë, drejtësisë i kam dhënë diçka të vogël. Përditë informohemi nga ju, ne nuk shohim unaza me diamante, atentate. Baba Rama bën sikur nuk di, ne punojmë për bukën e gojës. Vidhet çdo ditë, si në Bërxullë, Vaqar etj, jetën e kemi para frikës, këta ca nuk bëjnë, edhe Enveri kështu i hante një nga një. I bëj thirrje të gjithëve që kanë shpirt e zemër të bashkohen me të drejtën”, tha banori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura