Lajmi për taksimin e biznesit të vogël, reagon sërish Rama: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

May 24, 2022 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas përhapjes së lajmeve për taksën për biznesin e vogël në vendin tonë.

Edi-Rama

Rama shprehet se të gabosh është njerëzore por të këmbëngulësh është djallëzore. Ai ka publikuar një pjesë të draftit të punës ku thekson se neni i fundit tregon se taksat mbi biznesin e vogël mbeten zero.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO!”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura