Lajmi për paracetamolin me virus vdekjeprurës i pavërtetë! Ja reagimi zyrtar

Jan 11, 2018 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një lajm i perhapur masivisht ne rrjetet sociale i cili fliste per parcetamolin P/500 se përmban virus vdekjeprurës, ka perhapur panik tek qytetaret shqiptare.

Paracetamol

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise njesoj si Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore konfirmojne:

“Asgje te vertete nuk ka mbi gjoja “rrezikun” qe vjen nga perdorimi i paracetamolit. Dhe perkatesisht Paracetamolit P500 te firmes Apex i cili nuk qarkullon ne tregun tone! Postimi qe eshte bere viral ne rrjetet sociale eshte thjeshte “Fake News”!”

“Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimin e përhapur në Facebook, qe nuk duhet ti besoni sipas Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura