Pritë me armë mjetit tip “Ford”, plagoset i riu në Memaliaj

Oct 11, 2017 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar ka mbetur i ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në Memaliaj. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj, bashkia Memaliaj.

qitje-me-arme-555x370

Njoftimi i policisë

Memaliaj.

Informacion paraprak.
Njoftohemi se në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj, bashkia Memaliaj, shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip ford  me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M, rreth 25 vjeç, i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura