Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Masakra e 26 shkurtit, Topalli: Të kërkohet falje

Masakra e 26 shkurtit, Topalli: Të kërkohet falje

Kryetarja e Kuvendit, Topalli

TIRANË- Ditë për të kërkuar falje e ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli 26 shkurtin, duke kujtuar masakrën e vitit 1951 dhe pushkatimeve që pasuan pas ngjarjes së bombës së Ambasadës Sovjetike.

Gjatë një interviste për Top Channel, Topalli theksoi se Kuvendi i Shqipërisë, këtë ngjarje e ka kujtuar edhe vite të tjera, duke shtuar se masakra e 26 shkurtit 1951 është një ditë që kërkon reflektim.

Ajo i ka bërë ftesë të gjithë atyre që janë pjesë e trashëgimisë së kësaj dhune, të kërkojnë të falur, pasi vetëm kur të kërkojmë të falur dhe të kemi një reflektim të thellë si shoqëri, ndoshta, do të jetë pak më i lehtë kujtimi i kësaj dite.

“Është një ditë kujtese, është një akuzë por është edhe një ditë ftese, për të kërkuar të falur. Është një ditë e dhimbshme, jo vetëm për familjarët e atyre që u pushkatuan pa ditur përse-në, pa avokat, pa prokuror, pa gjyq, pa vendim, thjeshtë sepse byroja politike kishte vendosur dhe se i duheshin disa të ekzekutuar. Në 100-vjetorin e Pavarësisë, të cilin unë e shikoj edhe si një përvjetor të një reflektimi të madh të shoqërisë shqiptare për të gjithë historinë tonë, kjo merr një vlerë reflektimi edhe më të lartë”- tha Topalli.

Kjo sipas saj, jo vetëm sepse u pushkatuan 22 intelektualë, kur Shqipëria ishte një ndër vendet më analfabete të Europës, jo vetëm se mes tyre u ekzekutua edhe një grua intelektuale, në moshë fare të re, thjeshtë sepse nuk pranonte komunizmin, sistemin e diktaturës, nuk pranonte që vendi jonë të drejtohej nga bandë kriminelësh, por edhe për faktin se, përsa kohë në vendin tonë nuk do të ketë ndjesë, kërkesë për falje, nuk do të ketë reflektim, 26 shkurti, do të mbetet thellë, një ngjarje e dhimbshme për shoqërinë, politikën, për median, për drejtësinë.

Topalli ka theksuar me tej se kjo ngjarje duhet të jetë një ditë kujtese për çdo shqiptar dhe s’ka lidhje me pozicionin e saj si Kryetare e Parlamentit, deputete apo qytetare e thjeshtë. “Natyrisht, nuk është vetëm kjo ngjarje, ne do kujtojmë edhe përvjetorin e pushkatimit të grupit të deputetëve të vitit ’46. Ishin burra që e donin vendin, donin lirinë, donin vlerat e perëndimit. Në këtë 100-vjetor, sigurisht që reflektimi merr një vlerë më të madhe, për këtë ngjarje dhe për shumë ngjarje të tjera. Këtë reflektim, e bëj unë, e bëjnë kolegët e mi, besoj do e bëjë dhe media, dhe të gjithë ata që e duan në thellësi të shpirtit, lirinë dhe vlerat e perëndimit”- tha ajo.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

17 Komente per “Masakra e 26 shkurtit, Topalli: Të kërkohet falje”

  1. Kerko falje njehere , ti dhe kriminelat e qeverise sate per vrasjet e 21 janarit !

  2. Po 21 janari ,kur do kerkoni falje?

  3. eshte shume e drejte por z,topalli ka shume me te fresket 21 janarin apoooooo joooooo zonje e nderuar

  4. si masakra e 21 janarit

  5. Ne do ta leme kete bote .po aq budallaqe dhe genjeshtare,sa c’e kemi gjetur kur kemi lindur.
    Volteri.

  6. Leri ato qe kale kaluar me shume se gjysem shekulli. Ti, Sala & Co duhet ti kerkoni popullit shqiptare falje per 97′ ku e gjithe Shqiperia dhe shume vete humben jeten ker shkakun tuaj. Por ndoshta nje dite do te jepni llogari.

  7. nje gje nuk kuptoj kush dhe kujt ti kerkoj falje?ju ishit dhe ju ngelet po e njejta klas politike PD PS BARAZ PPSH

  8. po per 21 janarin kur do denoheni se nuk duam te na kerkoni te falur!

  9. Berisha eshte njeri nga trashegimtaret e afert te asaj diktature, eshte biri i dashur i bllokut, , eshte komunisti ekstremist edhe ne ditet e sotme, pra Berisha tu kerkoje falje shqiptareve.

  10. Berisha eshte njeri nga trashegimtaret e afert te asaj diktature, eshte biri i dashur i bllokut, eshte komunisti ekstremist edhe ne ditet e sotme, Berisha tu kerkoje falje shqiptareve.

  11. Te shkuara e te kaluara moj zonje, por ato jane te shek.20; ke ma te fresketa 26 vetet e vrare ne Gerdec, te vrare ne dhimokraci, 4 ne Janarin e dhimokracise dhe nese flisni se ka dore pushteti, qenkan te njejte, si atehere dhe tani! E kur ka dore shteti ne krim, pjese e tij jeni dhe ju me ligjet qe nxjerrni.

  12. Shume te drejte ke Zj . Topalli ti kujtoni edhe keta te rene , por c’shkon deri ne vitin e larget 1951 kur ke per te kujtuar dhe kerkuar falje per : te gjithe te zhdukurit qe pas 1990 me politikat tuaja te mbrapshta dhe me anarkine qe krijuat , matrapazet qe ju krijuat , hidhnin ne Detin Jon qindra njeres , kur ne 1997 po politika juaj futi popullin ne vellavrasje , dhe kositi me shume se 3000 jete njerezish , pa te pafajshmit e Gerdecit ??? , po te renet e 21 Janarit .??? Per te gjithe keta kush do te jape llogari . Sigurisht nje dite Ti . dhe Berisha me kompani

  13. Ngjarja e 26 shkurtit ishte vertet nje masaker e sajuar sipas stilit stalinist,per spastrime te ‘armiqve te partise e popullit’,sic thuhej atehere.Dhe keto krime ishin ne naturen e atij sistemi diktatorial,ku edhe percaktimi ne kushtetute sanksionohej fjala “diktature”.Per kete aresye e te tjera,ai sistem ishte i destinuar qe te deshtoje.
    Por,(eh,gjithmone ka nje ,por…),por ,cfare emri t’i veme ngjarjes se 21 janarit moj Jozefine? Ishte grusht shteti,Puc,Sulm i armatosur ndaj qeverise ? He,he, JO thone nderkombetaret ! JO,thone edhe faktet ! Nuk u qellua asnje plumb nga qytetaret,nuk u gjet asnje bombe ,pushke ,kallash apo antitank,- arme keto qe i perdoret ju ne revoltat tuaja te 98′ apo ne 2004′.Perkundrazi ,ju perdoret armet edhe ne ate kohe edhe me 21 janar ,duke vrare te pafajshem ne mes te dites,ne mes te bulevardit.Po te besh krahasimin e masakres te 26 shkurtit 51′ me 21 janarin 2011, del se komunistet e Enverit e Mehmetit, vepruan si nje shtet diktatorial policor, qe ata qe i konsideronin armiq ,i arrestonin ,i pushkatonin sipas ligjit te tyre.Kurse ju qe quheni perfaqesues te demokracise,ku ndalohet me ligj tortura , denimi me vdekje,per me teper vrisni popullin duke protestuar,bile kur ishte fashitur edhe protesta.Ju tamam si regjimet fashiste qelloni mbi turmat e popullit,e vrisni ate dhe e terrorizoni.
    Dhe se fundi,me qe po te shkruaj ty,dua te te pyes ;Po, ai demonstrimi yt duke bere qitje me automatik garde , fill pas masakres se 21 janarit, c’donte te tregonte? Cfare doje te thoshe me kete veprim , ; qe je e pregatitur qe te vrasesh cilindo qe ju prek pushtetin?!

  14. Per revolten e 21 janarit te denohen organizatoret Komandant Edvini,Ruci e eturma tjeter socialiste!!!!!

  15. PO DUHET TE KERKOJE FALJE PARTIA KOMUNISTE OSE PARTIA SOCIALISTE DMTH E NJEJTA PARTI QE MASAKROJ DHE DENOJ ME VDEKJE NE EMER TE POPULLIT KUR POPULLI ISHTE NE GJUME ME SHOKUN ENVER NE KRYE DHE PSARDHSIT E TIJ SHOKU RAMIZ DHE SHOKU EDVIN KRISTAQ RAMEN ME KLIKEN E TJ ,

  16. mister 20% dje-mister kriza sot

    Bëhet fjalë për 22 intelektualë ndër to dhe një femër e jo për njerëz dosido. Ata u pushkatuan pa gjyq e pa avokat vetëm pse deshën lirinë. Ju të mjerë i krahasoni kta intelektualë me hedhësit e shtyllave të tensjonit. “JU NUK KORRIGJOHENI KURRË” Agolli.

  17. Zonja Topalli, Ju keni shume te drejte per 26 Shkurtin, por edhe ju duhet te kerkoni falje per crimet tuaja. Zonja Topalli jane 21 vjet qe pronaret nuk po marrin tokat, po enden e po vdesin ne dyert e gjykatave te korruptuara nga partia juaj, jane 21 vjet qe te persekutuarit e diktatures nuk po marrin demshperblimin sepse kryetari juaj eshte komunist i eger, eshte diktatori i fundit. Ju personalisht Zonja Topalli i moret te gjitha pronat dhe shperblimet tuaja, por kurre nuk e hapet gojen per te tjetret, as per pronaret as per te persekutuarit. Ju te kerkoni falje per vrasjen e atyre te pafajshmeve, prinder femijesh ne 21 Janar.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept