Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » SHBA, Romni merr mbi 40% të votave në Nevada

SHBA, Romni merr mbi 40% të votave në Nevada

Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, fitoi edhe në shtetin e Nevadës dje, duke forcuat pozitat si kryesuesi i garës së republikanëve për të fituar emërimin e partisë dhe për t’iu kundërvënë Presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Kjo fitore vjen në më pak se një  javë pas fitores së tij në Florida. Në Nevada, Romni fitoi më shumë se 40 për qind të votave, duke avancaur me një përqindje dy shifrore ndaj kandidatit që vjen menjëherë pas tij. Tani që qendrat e votimit janë mbyllur, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Njut Gingriç dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol, janë në betejë për vendin e dytë, të pasuat nga ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum.

Gingriç tha dje vonë se do të qendrojë në garë deri kur të mblidhet kuvendi i partisë në fund të këtij vit.

Nevada është shteti i pestë dhe i pari në rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara  që mban votimet për kandidatin e partisë për president.

Romni e fitoi Nevadën edhe herën e parë kur kandidoi për emërimin e partisë republikane në vitin 2008 dhe pritej përsëri që të fitonte ndjeshëm në këtë shtet me mbështetjen e komunitetit mormon. Në vitin 2008, mormonët përbënin rreth 25% të votuesve të shtetit dhe 95% e tyre mbështetën Romnin.

Dje Rik Santorum bëri fushatë në Kolorado, ndërsa Ron Pol u përqendrua në Minesota, ku do të mbahen zgjedhjet e kandidatit të martën. Fushata e Mit Ronmit i drejtohet tani shtetit perëndimor të Kolorados, para mbajtjes atje të votimeve të martën. (VOA)

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept