Sanino: Integrimi është i të gjithëve, jo monopol
Lajmi i Fundit e Hënë, Shkurt 6th, 2012Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino mori pjesë sot në një seminar të drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me temë integrimin e vendit në BE.
Në fjalën e tij Sanino vlerësoi se Shqipëria i ka të gjitha energjitë, forcat dhe aftësitë për të ecur me shpejtësi drejt procesit të integrimit.
“Është themelore që përpjekja e forcave politike që janë të thirrura të mbështesin transformimin të vazhdojë me perspektivë të qartë të axhendës evropiane. Të gjithë ne e kuptojmë se bëhet fjalë për një proces që do vendosmëri politike. Nga Këshilli i Evropës ka vullnet të madh për tu ndihmuar.”- tha Sanino.
Më tej ai theksoi se procesi i integrimit, u përket të gjitha forcave politike dhe vendit, suksesi është i të gjithëve, jo monopol.
Kryeparlamentarja, Topalli theksoi se në Shqipëri ka një vullnet të madh politik për të çuar përpara reformat në funksion të integrimit Europian.
Në takim morën pjesë edhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui dhe diplomatë të tjerë.
Me shume nga kjo kategori:
- Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë
- Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit
- LGI, Meta: Gra të angazhuara, shoqëri më e drejtë
- Barroso: S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë
- Prezantimi i FRD, Oketa takim me Wolfarth
- Topi në Nju Jork, i ftuar nga sekretari i OKB-së
- KLSH: Abuzime tek Ekonomia. Reagon METE
- Rama thirrje Berishës për konsensus: Po bën shurdhin
- Ikja e emigrantëve “ndihmon” thellimin e krizës
- Bulevardi, “Grimshaw Architects” shpallet fitues






























zoti sanino po nuk u hoq sali berisha nga ai vend shqiperia nuk ecen perpara berisha i ka te gjitha te keqiat mashtrus,hajdut,kriminel dhe te tjera. berisha eshte komunist i cmendur,ai eshte nje diktator i fsheur nen petkun edemokracise