PDSH dhe RDK sot firmosin bashkëpunimin
Lajmi i Fundit e Martë, Dhjetor 13th, 2011
TETOVE- Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i RDK-së, Rufi Osmani sot pritet të firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit si dy partitë kryesore opozitare shqiptare.
Marrëveshja do të arrihet në selinë e PDSH-së në Tetovë, pasi kreu i kësaj partie ka bërë ofertën dhe është një nga nismëtarët për arritjen e unifikimit dhe bashkëveprimit politik të opozitës shqiptare.
Dy liderët e këtyre partive një muaj më parë konfirmuan se janë të gatshëm për t’i shtrirë dorën njëri tjetrit. Pajtimi vjen pas konflikteve dhe inateve midis tyre, gjatë një periudhe të gjatë në skenën politike shqiptare.
Si Thaçi, ashtu edhe Osmani filluan karrierën politike si nënkryetarë të ish-PDSH-së, por që u ndanë në ngjarjet e 97-ës me dhunën policore në komunën e Gostivarit, ku u burgos Rufi Osmani si kryetar komune, për shkak të përdorimit të flamurit kombëtar në institucionin e komunës.
Anëtarësia e këtyre dy partive presin një rikthim dhe tërheqje të elektoratit dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme, për të sfiduar partinë BDI të Ali Ahmetit, e cila pas konfliktit të vitit 2001 në asnjë rast nuk ka humbur zgjedhjet.
PDSH dhe RDK përveç tjerash do të përbëjnë një forcë relevante në Parlamentin e Maqedonisë duke numëruar bashkërisht 10 deputetë, të cilët do të jenë vendimtar me votat e tyre, për shkak të epërsisë së ngushtë të numrit të deputetëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. (INA)
Me shume nga kjo kategori:
- Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë
- Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit
- LGI, Meta: Gra të angazhuara, shoqëri më e drejtë
- Barroso: S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë
- Prezantimi i FRD, Oketa takim me Wolfarth
- Topi në Nju Jork, i ftuar nga sekretari i OKB-së
- KLSH: Abuzime tek Ekonomia. Reagon METE
- Rama thirrje Berishës për konsensus: Po bën shurdhin
- Ikja e emigrantëve “ndihmon” thellimin e krizës
- Bulevardi, “Grimshaw Architects” shpallet fitues




























