Ndërron jetë në moshën 86- vjeçare, Ramiz Alia
Lajmi i Fundit e Premte, Tetor 7th, 2011
Ka ndërruar jetë sot rreth orës 7 të mëngjesi, në moshën 86- vjeçare, ish- presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia.
Alia ishte shtruar disa herë në reanimacion për shkak të problemeve të tij shëndetësore kryesisht me mpiksjen e gjakut në mushkëri
Ramiz Alia u lind më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç.
Kush ishte Ramiz Alia!
Ramiz Alia lindi më 1925 në Shkodër. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi zotin Ramiz Alia, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 zoti Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
Me shume nga kjo kategori:
- Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë
- Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit
- LGI, Meta: Gra të angazhuara, shoqëri më e drejtë
- Barroso: S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë
- Prezantimi i FRD, Oketa takim me Wolfarth
- Topi në Nju Jork, i ftuar nga sekretari i OKB-së
- KLSH: Abuzime tek Ekonomia. Reagon METE
- Rama thirrje Berishës për konsensus: Po bën shurdhin
- Ikja e emigrantëve “ndihmon” thellimin e krizës
- Bulevardi, “Grimshaw Architects” shpallet fitues





























Edhe ky vdiq nga pleqeria, ashtu si paraardhesi i tij.
Do te ishte mire qe ai te denohej per genocid kunder popullit.
KJO NUK NDODHI. Ai vazhdoi te jepte intervista sikur te mos kishte asnje faj, sikur te mos kish bere asgje, sikur edhe ai te ishte viktime e diktatures.
Pikërisht ashtu zoti Jimi do të duhej të përgjigjet para drejtësisë për gjithçka çfarë bëri në dëm të kombit Shqipëtar është zoti Alia ai që edhe me aprovimin e ti u pushkatuan 5000 Kosovar në stadiumin e Tivarit dhe peshqit e Adriatikut u ngopën me mish e gjak të tyre mallkimi le të rëndoi mbi të i pastë në qafë.
ke aq te drejte o jimmi. ai kur dilte ne intervista sikur na rivriste si popull. te gjithe e dinim cfare kish bere ai dhe ai me kurajon qe i kish dhene diktatura qeshte, justifikonte madje hidhte edhe thumba a thua qe ishte i pafajshem…kujtim jo i mire hic fare nga ky person konservator komunist dhe ndjkes i dulles se rrjedhur
ke te drejt JIMMY , per ne shqiptaret shyqyr qe ka zot, se po cohemi ne, me i tregu vendin ketyre…aha…..jetojne 500 vjet per kete popull perfshi edhe mua.
Nuk mendoj se Ramiz Alia ishte njeri qe duhej gjyku per periudhen e komunizmit.Sidoqofte ka meriten e shmangies se gjak derdhjes.(ne kemi pushtetar te sotem qe jane me mentalitetin se vetem ata duhet te jetojne dhe te drejtojne vendin).Te jesh vendim marres ne periudhen e komunizmit ka qene e rrezikshme (dhe ai kishte frike dhe familje duhet ta kuptojme).Kam mendimin se nese gjerat nuk do ndodhnin aq te ngutshme siq i bejme shpesh ne shqiptaret do te ishte njeriu i duhur per te sjelle ne shqiper nje KAPITALIZEM TE MORALSHEM
vdiq dhe ky pa iu dridhur ndergjegja per ato qe kreu gjate 45 vjet komunizem ne Shqiperi. Lexoiva se ministri i LSI, Vasili kishte dhene urdher per t’ju kryer te gjitha nderimet dhe kujdesi ne QSUT. Pra ende vazhdojme ne Shqiperi te kujdesemi per ish-ndyresirat e komunizmit. TURP
Duke bërë krahasim me pushtetarët e sotëm, si në Shqiëpëri ashtu edhe në Kosovë, nuk mendoj se Ramiz Alia ka qenë diktator! Do të vij koha kur Enver Hoxhës do t’i ringrihet përmendorja tjetër në qendër të Tiranës. Si mund të quhen diktatorë ata që e kanë mbajtur shtetin shqiptar kryelartë, me ushtri dhe ekonomi të pavarur, sado që jo aq të zhvilluar. Ku janë pushtetarët e sotëm? Sa janë sovrane Kosova dhe Shqipëria? Të dyja u janë nënshtruar të huajve!?
Sa jane ne Kosove si puna tende o vitias qe ju ka ngelur ora tek marksizem-leninizmi e enverizmi ?
Ja ke futur kot o Z. Viti. Me sa duket, per ty, qe dikush te quhet diktator, duhet t’i haje njerezit te gjalle, se vetem kete nuk ka bere R. Alia dhe paraardhesi i tij qe s’dua as t’ja permend emrin. I lexon ato deshmite per masakren e Tivarit, dhe a e di qe Kosova mbeti nen zgjedhen e Serbise, sepse ashtu donte Dulla? Kushdo qe vret, masakron, burgos e internon bashkatdhetaret e tij per interesa meskine personale per fuqi dhe pushtet, eshte diktator. Mua me vjen keq vetem qe njerez si ky po ikin nga kjo bote ne paqe, ne krevat, neper shtepite e tyre, kur dhjetera e qindra njerez te tjere jane pushkatuar maje maleve, ju jane hedhur trupat neper grmina dhe familjaret nuk po i gjejne dot as sot e kesaj dite, per faj te monstrave si ky. Me sa duket, nuk paska drejtesi ne kete bote…
Ky shoku Viti do jete i rrjedhur nga mente kur nuk dallon dot diktatoret.
me vjen keq qe vendi yne humbi nje njeri te madh;te dijes,te kultures dhe te politikes se mire (pa vrasje edhe ne kushtet me te keqija qe kaloi Shqiperia).Njerez te tille bota do ti nderonte gjithmone dhe gjithsesi,ne qe e kishim s’ditem ta vleresonim (politika e sotme). Ngushellimet me te perzemerta Familjes se TIj !
aq njeri i madh ishte ky rita sa ka arritur te thote ne okb: “ne i kemi dhene fshatareve nga 1 kec(ose lope)” . kjo nuk eshte bema e vetme ne okb.
Pa vrasje Rita, pa vrasje, se ata qe u pushkatuan ne kufi, ne kohen e tij dhe me urdherin e tij, ishin miza, jo bij njerezish…
Znj.Rita besoj se e ka mendim ironik, se nuk ka mundesi te mendoje vertete keshtu siç shkruan.
Ngushellimet e mia te sinqerta,femijeve dhe te afermve!
Ngushellime Familjes.Ishte nje burre i mire qe nuk beri gjithshka kishte ne dore.Qytetar dhe i kulturuar,liberal aq sa mund ti lejohej,R.Alia do te ngelet ne historine e Shqiperise si Presidenti i pare pluralist.
Bravo Marku….
Sa informacion keni ju, sa keni jetuar e lexuar per keta njerez te pa meshirshem.?mos valle jeni nje nga keta.?
Duam nuk duam, eshte presidenti i pare i Shqiperise ne pluralizem dhe qe firmosi karten e Helsinkit. Te tjerat do ti shkruaj historia me te metat dhe te mirat. Ata qe i ka demtuar do ta shajne, ata qe i ka ndihmuar do flasin mire, por jo me pak te keqia kane bere keta sot, bile e tradheti ndaj kombit dhe s’po u hyne gje , po birbilojne.
Bashkepuntor i ngusht e Diktatorit dhe familjes se tij
Mos harroni faktin, qe me ligjin e tije u vrane pas shpine djelmt ne kufi.
Ramiz Alia presidenti i pare pluralist? thoni me mire diktatori i fundit i europes lindore.
ou???pse s’eshte Saliu i fundit???sory…
VDIQ.NDJESE PASTE.PO CFARE ISHTE?NJE AGJENT I SERBEVE THOTE DIKUSH QE U LA NE HIJE BASHKE ME SHOQKEN NEXHMIJE DERI SA I MOREN JETEN ENVERIT KRIMINEL I KRIMINELAVE TE KOMBIT SHQIPTAR DHE IDEALIST I MAROSUR PER TE BERE VENDIN TE ZHVILLUAR EKONOMIKISHT DHE PER TI QENDRUARATYRE QE PERKRAHNIN KRIMINELET EKOMBIT.KOHA TREGOI SE MBETINE ENDERIME PASI NUK E NDIHMOI JETA QE TE ZGJATEJ PAFUNDESISHT DHE NUK E LEJUAN ARMIQTE DHE KUNDERSHTARET ESHUMTE QE KRIJOI.MEGJITH ATE MBETI IDEALIST SEPSE E LA TE SHOQEN TE NGRYSE JETEN NE KOTESIN E PULAVE.KURSE PASARDHESI I TIJ KISHTE NJE PLAN TE PREGATITUR PREJ KOHESH NE KULISAT E BEOGRADIT PER TE CBERE CDO GJE QE NDIHMONTE KOMBIN TE RILINDE.CDO GJE SEPSE PREJ KOHESH FILLOJ SHKATRIMIN E EKONOMISE,PASTAJ SHKATRIMIN E INTELIGJENCES,TE KRIJUAR ME MUND,PASTAJ VURI NE KRYE UDHEHEQES SHKATERIMTARE DHE PERVETESUS TE PASURIVE KOMBETARE,PASTAJ NDIHMOI NE SHKATRIMIN E SHTETIT DHE USHTRISE ,PASTAJ KUR MENDOI SE DO JETONTE SI ZOT I VETMUAR NE KOMPIUTERIN E TIJ KOMUNIKUS ME FIJET QE I DREJTONTE NE FSHEHTESI MBETI DHE VETE I SHKATERUAR SI KUMBARIA KRYESOR I MAFIES SHQIPTARETE DREJTUAR NGASIGURIMSAT SEKRETE TE SHPERNDARE KUDO.SI LIMON I SHTYDHUR NGA SERBET U LA TE VDESE NE QETESI PA SHLYER MEKATET QE I RENDONIN NE KURIZ.ME SA DUKET MAFIA SERBE QE DREJTON DHE ATE SHQIPTARE NEPERMJET ZVENDESAVE TE TIJ E KA NDRUAR TASHME KUMBAREN NE SHQIPERI DHE KA SOFISTIKUAR METODAT E NESHTRIMIT TE SHQIPTARVE SIPAS PLANIT TE CUBRILOVICIT,NEPERMJET KLANEVE TE DY KRAHEVE TA DJADHTE ME NE KRYE S.BERISHEN,QE PO I TUNDEN KEMBET PER TE VENE NDONJE KUMBARE TE RI DHE TE MAJTE NEPERMJET KLANIT TE NANO-METES.KE DO ZGJEDHIN KUMBARE TE SHQIPERISE?KETE DO TREGOJE POLITIKA E RDHME DERI NE PRANVERE TE2012 KUSH DO JETE ME EFIKASI PER INTERESAT E SERBISE.SIDOQOFTE VDIQ NJE SHQIPTAR NDJESE PASTE MEGJITHSE ISHTE SHQIPTAR I KEQ PER SHQIPETARET DHE SHQIPERINE.
Iku krimineli pa dhene llogari per krimet!!!! Ku je o popull???
tani ,vec tani do gjeje paqe shpirti i gjithe atyre burrave e grave qe u vrane masakruan e persekutuan nga ky diktator e bashkepunetoret e tij deri ne vitin 91
ai ishte nje kriminel i popullit ashtu si paraardhesi i tij qe gjith jeten e tyre vrane e denuan bijte e pafajshem e patriote te ketij vendi ,ketyre nuk u hyri asnje gjemb te kembe dhe deri ne fund buzeqeshen djallzisht demokracine e lirine e viktimave te tyre.
ky eshte ma zi se enver hoxha,i cili sa qe ne gjendje mendornuk shkateroj kisha e xhamia!ky eshte ideatori i gjithe te keqijave ne shqiperi,prej vrasjet e kosovareve ne Tivar deri tek varrjen e havzi Neles!
Sa per rolin e tij ne transitionin lexoni fjalet e tij ne 1988:kjo transision eshte vetem qe prape pushteti te mbetet ne dore te besnikeve te partise.
mjere ky popull kend e pati si udheheqes, tradhtaret e Kombit do i denoje Historia.
Nuk thuhet “nderroi jete” por “u nda nga jeta”. Njeriu kur vdes nuk nderron jete. Ai shuhet pergjithmone.
Te thuash qe “nderroi jete” eshte te biesh pale me parimet e budizmit ku inkarnacioni apo shnderrimi i jetes ne nje jete tjeter konsiderohet si e natyrshme. Ky eshte absurditet dhe hamendesim i pabazuar ne asnje teori shkencore. Kur nje person vdes, thuhet se personi vdiq ose u nda nga jeta. Nderroi jete?
Lamtumire, president! Nder te vetmit qe meriton te quhet i tille.
Lamtumire bir i Shkodres! Shqiperia nje dite jo te larget ka per te fituar koshiencen e duhur per te njohur meritat e tua.
Lexova komentet: Historine e bejne historianet. Populli i ve vulen .Per rastin konkret ju lutem: Respektoni zakonin e shkelqyer te kombit tone. I vdekuri diten e vdekjes nuk shahet, pavarsisht se historia ngelet mbrapa …
Ky nuk e meriton…..A e mendoni qofte edhe per nje moment, sajane respektuar viktimat e tij.
Shpresoj te gjesh drejtesi ne ate bote. I vetmi udheheqes qe mbushi vendin me varreza masive te bashke-kombsave te vet. Dhe Milloshevic ishte kriminel, po te pakten vriste te kombeve te tjere. Ende sot Jane 4,500 te vrare qe familjet shqiptare nuk e dine se ku ndodhen eshtrat e tyre. Ne Kosove ka me pak ku u be genocid pre SERBEVE.
Nji bire shkodre qe nuk beri asgje per te vecse e shkatrroi ne te gjite aspektet.Nuk meriton asnji nderim.Me mire te flasin ato qe kane vuajtur xhemat e tij.
Jo more zoterinj populli shqiptar ngrihet kot, si psh ne janar kur ishim ne prag te marjes se vizave, populli shqipetar nuk ngrihet kur e vrasin dhe e presin siç beri xhaxhi me ramizin. Oh te lumte dora o Ramize qe torturove kete popull se me sa shoh e paskan merituar se po mos ta kishin merituar ty sot nuk do te gjendeshin eshtrat
ishte ca ishte ishte puna e tij…akoma merreni me keto gjera se late nam….ikni falenderoni Salen and co. se ngelet rrugeve te botes qe sa marrin vesh nga vini s’ju shohin dot e tallen me ju or te mjere
agjent rus dhe serb njeriu qe projektoi shkaterrimin e shqiperise qe nga fundi i viteve 70
Per tu habitur se cfare mendje ka akoma populli shqiptar…..e nderojne ramiz diktatorin sikur nuk e dime ca funksioni ka patur dhe ca ka bere per shqiperine…duhet te vdiste ne burg.po popullit shqiptar mire I behet,akoma I thurin lavde….jemi dhe do ngelemi vendi cudirave
Nuk me vjen te shkruaj asnje fjale per kete person…Vetem, me vjen keq per disa persona qe harrojne, bejne sikur harroje apo nuk di ……………………
Ore fatmir kur nuk u hyri gje ne kembe ramizit me shoke qe bene genocid, cfare do u hyje ketyre te sotmeve ? Nuk e di arsyen se pse je kaq mbrojtes I flaket I mo strafe kumuniste qe Kane bere genocidin me te madh ne evrope ia Kane kaluar edhe hitlerit?