Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » MPPT: Ja gjendja e rrugëve nacionale në vend

MPPT: Ja gjendja e rrugëve nacionale në vend

Pamje nga qyteti i Kukesit

UPDATE- Reshjet e dëborës vazhdojnë në disa qarqe të vendit, ku për pasojë disa rrugë vazhdojnë të jenë problematike për drejtuesit e automjeteve.

Sipas informacionit të fundit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit  situatë në tërësi është e stabilizuar, por kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Qarqet më problematike janë Kukësi dhe Dibra ku vazhdojnë reshjet e dëborës të shoqëruara me erëra dëborë, stuhi dhe fortunë.

Situata më e fundit sipas MPPT-së.

D.R.Rr. Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

D.R.Rr. Dibër: Vazhdojnë rreshjet e borës  të shoqëruara me erëra te forta, stuhi bore, fortune. Në aksin kryesor Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi-Muhur-Q.Draj, deri në Reç qarkullohet  me zinxhirë. Segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i ë.

Situata më problematike paraqitet në setorin e Bulqizës seg. Bajkal-Q.Bualli ku qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë për shkak të pamjes së kufizuar nga era e fortë. Aksi Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë deri në Ostren i Vogël  qarkullohet me zinxhirë, në vazhdim deri në Stëblevë e ë. Situata ndiqet në vazhdimësi për të gjithë akset.

D.R.Rr. Durrës: Nuk ka probleme  për qarkullimin e mjeteve.

D.R.Rr. Elbasan: Në Q.Krrabë në aksin  Elbasan-Kaçolitë, Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme, pa zinxhirë. Aksi K/Labinot Fushë- Monument Bizë e kalueshme deri në Qafën e Shmilit. Aksi  Librazhd-Stëblevë  deri në F.Studë qarkullohet me zinxhirë, pjesa në vazhdim 2km. është e ë deri në Stëblevë. Po punohet me të gjitha mjetet për hapjen e këtij segmenti.

D.R.Rr. Fier: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve

D.R.Rr.  Gjirokastër: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

D.R.Rr. Korçë: Ka rreshje bore, por qarkullimi në aksin kryesor, kryhet pa probleme. Në aksin Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë.

D.R.Rr. Kukës: Ka rreshje bore dhe për shkak të erërave të forta dhe temp. të ulta,  seg. i autostradës, dalje Tuneli-F.Dukagjin qarkullohet me zinxhirë. Seg. deri në Morinë  qarkullohet  pa zinxhirë. Po punohet me të gjitha mjetet për mbajtjen e situatës nën kontroll. Akset Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë me zinxhirë. Aksi Krumë-Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë.

Në Tropojë vazhdon të bjerë shumë borë, në të gjitha akset qarkullohet me vështirësi, me  zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Pac qarkullohet normalisht, më tej (në Q.Luzhë është rreth 2.3m borë) i ë.  Punohet me makineri për normalizimin e situatës. Aksi Kukës-Draj Reç  deri në Bicaj qarkullohet normalisht. Segmenti Bicaj-Domaj me zinxhirë, pjesa në vazhdim deri në Draj.Reç është e ë. Aksi  Topojan-Shishtavec është i ë. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.

D.R.Rr. Lezhë: Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Aksi Rrëshen-Q.Benë qarkullohet pa  zinxhirë.

D.R.Rr. Shkodër: Mbas orës 12.00  ka patur rreshje bore, dhe temperatura të ulta e ngrica në rrugë. Qakullimi kryhet   pa zinxhirë  në akset: K/Bushat-Bisht Jugë(Lezhë), Krye Bushat-Mjedë, Ura Baçallëk-Mabe, Harku Berdicës-Velipojë, Ura e Bunës-Murriqan, Shkodër-Q.Qelë.Aksi  D/Laç-Koman qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

Në rrethin e Pukës: Akset  Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë  janë ë për shkak  të ortekëve. Në akset  Q.Qelë-Pukë-Q.Mali dhe  K.Hadroj-Q.Benë qarkullohet me  zinxhirë.

Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të paisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të janë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.

D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Trau-Q. Priskë-Q. Mollë-Rr. e Re për në komunën Shën Mëri, seg. Trau-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.

D.R.Rr. Vlorë: Të gjithë akset janë të hapura. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Milot – Kalimash: Vazhdojnë rreshjet e borës. Në seg.Milot-Rrëshen qarkullimi  kryhet pa probleme,  në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Situata ndiqet në vazhdimësi.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept