Universiteti Luarasi
Home » Kronike, Lajmi i Fundit » Mbidozë me antidepresivë, Ardian Klosi në Psikiatri

Mbidozë me antidepresivë, Ardian Klosi në Psikiatri

TIRANE – Publicisti i njohur, Ardian Klosi, ndodhet në Spitalin Psikiatrik të Tiranës prej pesë ditësh, pas problemeve shëndetësore. Personazhi i njohur si komentator i çështjeve të gjuhësisë, historisë, por edhe artit e ambientalizmit, është shtruar fillimisht në Pavijonin e Toksikologjisë në QSUT, ku është paraqitur në datat 30-31 dhjetor 2011.

Klosi është çuar aty nga familjarët për ndihmë mjekësore dhe shkak ka qenë një dozë e madhe ilaçesh antidepresive përzier me alkool. Sipas burimeve spitalore, Klosi në këtë kohë kishte shfaqur simptomat e një helmimi për të cilin është trajtuar në spital, ku ishte dërguar nga familjarët e tij në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pasi është paraqitur në toksikologji, Klosi mësohet se është trajtuar me një lavazh dhe më pas është kthyer në banesën e tij pasi është lënë i lirë nga mjekët. Por ndërkohë që gjendja shëndetësore po përmirësohej nga helmimi, të mërkurën e kësaj jave, më datë 5 janar 2012, publicisti Ardian Klosi ka pirë të gjithë kutinë e ilaçeve antidepresive që merrte prej kohësh dhe për pasojë ka përfunduar përsëri në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore. Pasi është paraqitur në spital, mjekët kanë nisur menjëherë trajtimin për publicistin e njohur edhe në fushën e përkthimit.

Mbrëmë, mjekja roje e spitalit tha për gazetën “Panorama” se zoti Klosi ndodhej në Spitalin Psikiatrik duke marrë mjekimet e nevojshme dhe se gjendja e tij ishte në parametra jashtë çdo rreziku. Sipas mjekëve, vendimi për shtrimin e Klosit në Psikiatri është marrë bazuar në faktin se ai mjekohej edhe më parë për probleme të depresionit, por edhe duke marrë shkas nga veprimet e përsëritura të tij javët e fundit me marrjen e medikamenteve mbi dozën e rekomanduar nga mjekët. Nga burimet spitalore mësohet se publicisti Ardian Klosi prej një kohësh merrte rregullisht medikamente mjekësore antidepresive.

Nuk është e qartë kohëzgjatja e trajtimit me këto medikamente, megjithatë mjekët kanë thënë mbrëmë se kurimi i publicistit në Spitalin Psikiatrik po vazhdon. Sipas burimeve spitalore gjendja e Klosit është ndjekur nga mjeku Afrim Dangëllia.

Me shume nga kjo kategori:

Gazeta Panorama Sport Online

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per “Mbidozë me antidepresivë, Ardian Klosi në Psikiatri”

  1. Po jeni a s’jeni ne vete? C’djall beni, duke publikuar per njeriun e shkrete gjithe cka private e qe duhet te jete e mbrojtur me ligj? C’pune ka mjekja e rojes te thote se c’mjekim po i japin Ardian Klosit e ne cilin pavijon e kane shpene? Shemti e maskarallek… S’i meriton Shqiperia njerez si Ardian Klosi!

  2. Me respektin me te madh per zotin Klosi dhe punen e madhe qe ai ka bere gjate ketyre 20 vjeteve si shoqeri civile , i uroj sherim te shpejte per te miren e tij dhe te familjes se tij . Ne boten qe po jetojme me gjeni nje njeri qe nuk ka depresivitet . Sot asnje gje nuk eshte me e sigurte, por njerezit e bute si Z. Klosi e perjetojne ate me gjithe shpirt. Edhe njhere sherim te shpejte

  3. te shkuara klosit se eshte na te paktit burra te ndrshem te shqiperis.

  4. Turp e faqja e zeze per te gjithe ata palo-mjeke e infermiere qe guxojne te shkelin ne menyre skandaloze dhe te denueshme kodin etik e konfidencialitetin professional. Urimet me te Mira per Ardianin dhe familjen e tij.

  5. Ne shoqerine shqiptare dhe vecanerisht ne media dhe mjekesi ka nje mungese te theksuar te etikes morale dhe professionale. Ne vende te zhilluara e demokratike keto veprime denohen me ligj.Sa do sensacional te jete lajmi , lajme te tilla kane nje veprim moral dhe shpirteror shkaterrues duke e shtyre me tej personin te kryeje vetevrasje. Respektoni e privatesine e njerezve!!!

Beni nje Koment




Erjoni Ndertim
Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

VIDEO

ARKIVA

Shkurt 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept