Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Kosovë, Veriu drejt statusit special

Kosovë, Veriu drejt statusit special

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës dhe Zyra Ndërkombëtare Civile që kanë hartuar dokumentin me dy shtigje, i cili parasheh veprimet që duhet ndërmarrë gjatë vitit për të deklaruar të përmbyllur pavarësinë e mbikëqyrur, nuk kanë dhënë përgjigje të shtunën se çfarë nënkupton adresimi ndaras i çështjes së Mitrovicës së veriut, formulim të cilin e kanë përfshirë në dokument. E ndërkombëtarët dhe serbët kanë reflektuar.

Nga njerëzit në Qeveri që nuk kanë folur për këtë, e që i ka kontaktuar gazeta të shtunën, janë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe këshilltari kryesor i kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku. Për këtë ditë nuk ka mundur të hartojë një përgjigje as Christian Palme, zëdhënës në ICO-s.

Një burim i afërt me kryeministrin Thaçi i ka thënë gazetës se Qeveria është e gatshme të hyjë në dialog me komunitetin serb të veriut për të gjetur një zgjidhje. Madje, ka thënë se kreu i Qeverisë mund të flasë edhe me përfaqësuesit e strukturave ilegale. (Koha Ditore)

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept