Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Kapen 122 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

Kapen 122 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

IGUMENICË- Policia e Igumenices ka sekuestruar mengjesin e sotem 122 kg cannabis sativa ne afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Sipas burimeve policore greke, policia kufitare e ajo e antidrogës kanë vene re dy makina që po lëviznin nga kufiri mes Sarandën dhe Igumenicës, për në brendësi të tokës greke.
Për këtë është ngritur një postbllok, në vendin e quajtur “Neohor” Igumenicë. Thirrjes për të ndaluar i janë përgjigjur të dyja mjetet. Në njërin nga automjetet, tip fuoristradë, që drejtohej nga një grek 43-vjeç, policia ka gjetur 93 pako me sasi totale 122 kg 462 gram lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, sipas policisë, automjeti i dytë që drejtohej nga një grek 30-vjeç shërbente si shoqërues i makinës me drogë.
Dy trafikantët janë arrestuar ndërkohë që sasia e drogës është sekuestruar. Gjatë hetimeve, dy grekët, kanë pranuar se drogën e ngarkuar në kufi nga disa shtetas shqiptarë që nuk i njihnin dhe si destinacion më pas kishin Athinën.
Shpresa DINE

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept