Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Haxhinasto takon Bin Khayal: Mbështetje Libisë

Haxhinasto takon Bin Khayal: Mbështetje Libisë

Numri dy i qeverise, njeheresh ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vijon sot viziten ne Tripoli me ftesë të homologut te Libise, Ashour Bin Khayal.

Haxhinasto gjate takimit me homologun e tij ka shprehur mbeshtetjen e Shqiperise ndaj trazicionit te popullit libian, duke garantuar se vendi qe perfaqeson është i gatshem të asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci.

Haxhinasto ka theksuar se me vizitën e tij në Libi hapet në faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e Kosovës nga Libia.

Sipas njoftimit te ministrise se Jashtme, kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas  fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.

Në qendër të bisedimeve  janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve  dypalëshe  midis Republikës së Shqipȅrisë e Shtetit të Libisë, tashmë në kushtet e krijuara nga fitorja e kauzës sȅ lirisȅ  sȅ popullit libian.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Haxhinasto takon Bin Khayal: Mbështetje Libisë”

  1. lerini keto vizita ne keteo vende .mos harxhoni parate e kohen .ndertoni kete vend ate beni .me ben pershtypje edhe vizita ne indonezi .apo eshte vendi ku mund te coni parate se vetem aty nuk ka hyre akoma amerika .se po duket si ajo pune e miut qe futet ku gjen vrime .

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept