Halimi, Ramës: Akuzat për gjykatën, të gabuara
Lajmi i Fundit e Martë, Dhjetor 13th, 2011
TIRANË- Të gabuara dhe të papranueshme i ka quajtur Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama në Sarandë, teksa gjatë promovimit të librit të tij lëshoi akuza ndaj gjyqësorit.
“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”- tha Halimi, duke thirrje për inkurajim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm.
Deklarata u bë paraditen e sotme gjatë një seminari të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.
Ai ka kujtuar se për realizimin e reformës në drejtësi, si një nga kushtet e BE për integrimin, duhet bashkëpunim politik dhe vullnet i plotë, pasi për të duhet miratimi i ligjeve me 3/5.
Ai ka vlerësuar reformat e bëra, duke i cilësuar ato një sukses të ministrisë, ndërkohë që duke u ndaluar në dënimin alternativ e ka vlerësuar si mekanizëm i suksesshëm i reformës në drejtësi.
Në këtë seminar janë të pranishëm edhe kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri z. Etore Sequi, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wolfarth dhe përfaqësues nga UNICEF.
Me shume nga kjo kategori:
- Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë
- Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit
- LGI, Meta: Gra të angazhuara, shoqëri më e drejtë
- Barroso: S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë
- Prezantimi i FRD, Oketa takim me Wolfarth
- Topi në Nju Jork, i ftuar nga sekretari i OKB-së
- KLSH: Abuzime tek Ekonomia. Reagon METE
- Rama thirrje Berishës për konsensus: Po bën shurdhin
- Ikja e emigrantëve “ndihmon” thellimin e krizës
- Bulevardi, “Grimshaw Architects” shpallet fitues




























