Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Gjilan, arrestohen 6 policë të MPB të Serbisë

Gjilan, arrestohen 6 policë të MPB të Serbisë

Gjashtë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë arrestuar në Gjilan. Arrestimin e tyre e ka bërë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), e mbështetur edhe nga njësi të tjera.

Policia ka njoftuar se të gjashtë personat janë arrestuar te shtunen, në disa zona dhe se ata dyshohet se akuzohen për veprën penale sulm ndaj rendit juridik në Kosovë.

Burime të Expressit, të afërta me hetimet që janë bërë, e që kanë rezultuar me arrestimin e gjashtë agjentëve serbë në rajonin e Gjilanit, kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me këtë rast.

Sipas këtij burimi, Policia e Kosovës ka kohë që i ka hetuar këta pjesëtarë se janë duke operuar në territorin e shtetit të Kosovës.

Ata të gjithë janë banorë serbë, shtetas të Kosovës, dhe asnjëri nga ta nuk është nga Serbia.

“Të njëjtit dyshohet se krahas organeve legjitime të Kosovës, kanë vepruar duke shantazhuar, kërcënuar e përdorur forma të tjera, personalitete me rëndësi në rajonin e Anamoravës”, shpjegon burimi i gazetës.

Sipas tij, ata disa herë kishin kërcënuar kryetarin e Pasjanit që është nga komuniteti serb.

“Këta pjesëtarë të MUP-it serb kanë kërcënuar e shantazhuar disa herë kryetarin e Pasjanit, që është nga komuniteti serb. Atij disa herë edhe i kanë dërguar shkresa të ndryshme”, rrëfen ky burim.

Ai ka sqaruar më tej se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, ka bastisur edhe disa lokacione në disa fshatra të kësaj komune.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Gjilan, arrestohen 6 policë të MPB të Serbisë”

  1. SALI SKENDERBEU

    Futi ne burg deri sa te kalben brenda. Coi ne burg ne Spac!

  2. Asnje leshim sado te vogel ndaj tyre te veproje ligji me gjithe forcen e tij.

  3. brravo Policia e Kosoves veq perpara tregoni serbis qe kemi shtet .

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept