AK kundër Busek: Kufijtë e Kosovës s’janë pazar
Lajmi i Fundit e Dielë, Shkurt 5th, 2012
TIRANË- Aleanca Kuqezi ka reaguar sot për deklaratën e Erhard Busek, i cili propozoi ndarjen e Kosovës.
Në një reagim të sotëm, AK ka reaguar ashpër jo vetëm duke kundërshtuar deklaratën e dhënë, por duke theksuar se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje pazaresh.
Aleanca Kuqezi është shprehur në mbështetje të projektit amerikan për Kosovën, duke shtuar se “Shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet”.
Sipas përfaqësuesve të AK, propozimi i Erhard Busek nuk është konstruktiv për rajonin, madje në dëm të stabilitetit dhe paqes.
Busek pervec ndarjes përmend edhe shkëmbimin e territoreve. Sipas tij Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar ai.
Me shume nga kjo kategori:
- Rama: Taksim të ndershëm, jo taksë të sheshtë
- Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit
- LGI, Meta: Gra të angazhuara, shoqëri më e drejtë
- Barroso: S’ka ndryshime në detyrimet e Greqisë
- Prezantimi i FRD, Oketa takim me Wolfarth
- Topi në Nju Jork, i ftuar nga sekretari i OKB-së
- KLSH: Abuzime tek Ekonomia. Reagon METE
- Rama thirrje Berishës për konsensus: Po bën shurdhin
- Ikja e emigrantëve “ndihmon” thellimin e krizës
- Bulevardi, “Grimshaw Architects” shpallet fitues





























Ziti Busek/. Nga te erdhi ky mendim, ne kudershtim te plote me te gjithe dipllomacine AMERIKANO-EUROPJAN ? Thuaje pse e nxorre kete “zgjidje”? se nuk na e mbushe mendjen.
Ja kane dhene nje grusht lek dhe ky per ato lek nxjerr ide te qmendura ,keshtu eshte kur nuk ka bashkim te trojeve etnike.
Nese ky zagar evropjan ban pazar per ndryshimin e kufijve të Kosoves,duhet te jet i gatshem te bëj pazar per ter ballkanin që shqiptaret jan jasht kufijve mëmëdheut të tyre,kështu asht kur nuk kem bashkim,pa bashkim ska fuqi dhe Shqipri etnike.Parulla Zgjohu Shqiptar në cdo Prag Shqiptari…