Zjarr në një pikë mbushje bombolash gazi në Tiranë, rrezikohen ndërtesat përreth

Jan 25, 2020 | 16:54
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në “Myslym Shyr” në kryeqytet, sipas “News 24”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.

zjarrfikese
foto ilustrim

Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura