Zbulohen tre propozimet e Lulzim Bashës për Kryesinë: PD do regjistrohet në zgjedhje vetëm nëse…

Apr 18, 2019 | 12:55
SHPËRNDAJE

kryesia basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka propozuar Kryesisë së PD-së tre propozimet përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore.

Basha thekson se regjistrimi në zgjedhjet vendore të bëhet vetëm pasi të krijohen kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

“Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme..”, bëjnë me dije burime nga PD.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura