Në një shënim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se në përgjigje të z.Antony Blinken, Sekretar i Departamentit të Shtetit, për vendimin e tij për të ndaluar hyrjen time në SHBA, ‘i kujtoj se gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdolloj tjetër korrupsioni’.
Gjithashtu, ish-kryeministri, thekson se gjatë viteve në pushtet, por edhe deri tani, familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit, ndërsa thekson më tej se ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.
Berisha thotë se ka qenë i pari që ka denoncuar publikisht projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosovës, i “përgatitur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, për çka dhe jam kërcënuar per pasoja, por natyrisht nuk jam impresionuar”.
Deklarata e plotë: