U gjet në kanal e pajetë! Policia: Gruaja në Kuçovë u vra nga fqinji, arrestohet 58-vjeçari

Jan 21, 2022 | 8:59
SHPËRNDAJE

Gruaja që u gjet e pajetë mbrëmjen e së enjtes (20 janar), në një kanal në fshatin Havaleas të Kuçovës është vrarë nga fqinji i saj.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e ngjarjes. Sipas uniformave blu, dyshohet se vrasja 64-vjeçares Fatime Suli nga fqinji i saj ishte për motive të dobëta.

Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin e pajetë të së ndjerës në pranë një plantacioni me sera.

Policia pasi mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet nga ku doli në përfundimin se 64-vjeçarja ishte vrarë.

Për këtë është arrestuar 58-vjeçari me iniciale F.M.

Njoftimi i policisë:

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura