Tirana zbret në fushë, ja çfarë ndodh me Julian Ahmatajn

Dec 9, 2019 | 17:53
SHPËRNDAJE

Julian Ahmataj nuk është më trajner i Tiranës. Ndodhi ajo që “Panorama Sport” kishte paralajmëruar në numrin e djeshëm, teksa humbja ndaj Kukësit ka rezultuar fatale. 

julian ahmataj

Në seancën e sotme, e cila është e para për bardheblutë në prag të derbit me Partizanin, ekipi u drejtua nga zv.trajneri Emanuel Egbo dhe përgatitësi atletik, Kosta Jani.

Përveç Ahmatajt është larguar edhe ndihmësi i tij, Akil Jakupi. Tashmë Tirana pret të emërojë trajnerin e ri, teksa kandidatë janë Gugash Magani, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.

E sigurtë është që Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Që prej ardhjes së Ahmatajt, bardheblutë zhvilluan pesë ndeshje në kampionat, duke fituar me Luftëtarin, barazuar me Teutën dhe Vllazninë, si dhe kanë humbur ndaj Skënderbeut dhe Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura