Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti i fortë në Turqi, numri i të plagosurve mbi 760. Kërkimet vazhdojnë në 13 pallate

Oct 30, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut në Turqi. Sipas raportimeve tërmeti ka qenë i magnitudës 6.6 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.

termet

ORA 22:27  Deri më tani, 17 persona kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi rajonin e Izmirit në Turqi. Ministria e Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave të Brendshme (AFAD) njoftoi se numri i njerëzve të plagosur ka arritur në 763.

Në deklaratën e bërë nga AFAD, “Një total prej 763 qytetarësh u plagosën në tërmet, 702 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın”.

Po ashtu bëhet e ditur se pas tërmetit, kishte 196 pas lëkundje, 23 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), 17 qytetarë humbën jetën në tërmet, 1 prej të cilëve u mbyt, dhe 763 qytetarë u plagosën.

Në deklaratë, u raportua gjithashtu se 114 mijë e 460 maska ​​dhe 5 mijë dezinfektues u dërguan në rajon nga ekipet e shëndetit publik dhe mbështetjes psikosociale të Gjysmëhënës së Kuqe. Puna e kërkim-shpëtimit vazhdon në 13 ndërtesa.

ORA 18:40 Ndërsa kërkimet vazhdojnë nën rrënojat e tërmetit në Turqi, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 12.

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, bëri me dije se numri i njerëzve që humbën jetën në tërmetin në Izmir u rrit në 12 dhe numri i të plagosurve në 419.

Në deklaratën e bërë nga AFAD, u tha se kishte 107 tronditje të pasme, 21 prej të cilave ishin me madhësi 4, pas tërmetit me madhësi 6.6 në detin Egje Seferihisar në 14.51 sot.

Sipas informacionit të parë të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore, u deklarua se 12 shtetas humbën jetën, 1 prej të cilëve u mbyt, dhe 419 qytetarë u plagosën, dhe se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në Izmir.

ORA 16:40  Ka arritur në 6 numri i viktimave nga tërmeti i fortë që tronditi mesditën e sotme qytetin turk të Izmirit. Teksa kërkimet në rrënoja vazhdojnë, numri i të plagosur ka shkuar në 202. Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Ora 15:59 Deri tani janë gati 70 qytetarë që janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat.

Ora 15:57 Ka shkuar në 152 numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi, raporton Cnn turk.

Ora 15:12 Sipas kryetarit të Bashkisë së Izmirit, deri tani thuhet se janë shembur 20 ndërtesa.

Ora 15:00 CNN turk raporton se deri tani janë konfirmuar 4 viktima dhe 120 të plagosur.

Ora 14:50 Katër persona u shpëtuan nga një ndërtesë e shkatërruar në rrethin Bayraklı.

5f9c1b5617aca912904f6fd5

Ora 14:10 Një cunami ka goditur qytetin Vathi të ishullit Samos, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur.

Qeveria greke Cshtë paralajmëruar për një cunami të dytë, por me forcë të ulët. “Protothema” ka cituar për këtë profesorin Konstantinos Synolakis

tsounami23

Ora 13:40 Deri tani nuk dihet sa është numri i viktimave, por imazhet e publikuara në Izmir tregojnë shumë ndërtesa të shembura.

Në vitin 1999 në Izmir rreth 17 mijë persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm.

Termeti turq1

LEXONI EDHE: 

“Në Izmir ka shumë shqiptarë, por…”/Ambasadori shqiptar në Turqi flet për tërmetin: Ishte shkatërrues

Pamje të frikshme/ Shikoni momentet kur tërmeti shemb një pallat në Izmir, një djalë ndien lëkundjen, nis të bërtasë dhe…

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Reagon Erdogan: Jemi pranë qytetarëve tanë, morëm masa për të…

FOTOLAJM/ Njerëz të shtrirë në rrugë dhe pallate të shembura. Shikoni çfarë po ndodh në Turqi pas tërmetit

FOTO/ Tërmeti i fuqishëm shemb kishën në ishullin Samos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura