VIDEO/ Gjuriç në pranga, deportohet në Serbi, reagon Policia e Kosovës. Ç’ndodhi brenda sallës ku u arrestua

Mar 26, 2018 | 19:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mediat kosovare raportojne se pas arrestimit, eshte vendosur deportimi i Marko Gjuric ne Serbi.

arrestimi i gjuric

Ne Veri te Mitrovices, situata po shkon drejt qetesimit dhe normalizimi, pasi turmat e protestuesve qe kane thirrur “Serbi, Serbi”, jane shperndare dhe aty shihen vetem disa makina serbe te Policise.

Në momentin që policia u shfaq në oborrin e kësaj salle, dhjetëra qytetarë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës u munduan ta ndalojnë aksionin e policisë, duke u konfrontuar me ata.

Televizioni publik i Serbisë ka publikuar pamjet kur policia futet brenda sallës.

arrestimi i gjuric3

REAGON POLICIA E KOSOVES

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka njoftuar rreth arrestimit të Marko Gjuriq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi

“Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se z.Marko Gjuriq dhe persona të tjerë, janë parë të jenë prezent në lokacionin ku kishin planifikuar të mbanin një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të verifikimit të informacionit dhe zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS), i cili ka ndaluar vizitën në Kosovë të disa zyrtarëve serbë duke përfshirë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për të vepruar në atë lokacion. Njësitet kompetente policore gjatë hyrjes në atë lokacion me qëllim të verifikimit të informacionit të siguruar dhe për të zbatuar vendimin zyrtar të autoriteteve të shtetit, gjatë hyrjes kanë hasur në pengesa dhe rezistencë të disa personave që gjendeshin në atë lokacion”, njofton policia.

“Edhe përkundër pengesave dhe rezistencës së shfaqur njësitet policore duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherit ta arrestojnë z.Gjuriq i cili ishte prezent në atë lokacion”, thuhet në njoftim.

Gjuriq është larguar nga territori i Kosovës.

Momenti i arrestimit

Marko Gjuric, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi hyri ilegalisht në Veri, tashmë është sjellë në stacionin kryesor të Policisë në Prishtinë.

Eskorta e Policisë e cila brenda ka të arrestuar shefin e të ashtuquajturës “zyrës për Kosovë”, Marko Gjuriq, tashmë ka arritur në stacionin policor në Prishtinë.

arrestiii_1522081795-1860676 gjur_1522081411-134743 gjur2_1522081411-3709295 gjur3_1522081411-6041734 dhuriq_1522081584-7473611

arrest_1522083010-1836606 arrest1_1522083010-8112439 arrest2_1522083010-3313353 arrest3_1522083010-5128174 29527304-10160252289640720-1542295686-o_1522083211-7573765

VIDEO/ Tensionet në kulm, Policia e Kosovës arreston Marko Gjuriçin, dëgjohen krisma dhe sirena ambulance

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuric.

“Express” ka siguruar pamje nga arrestimi i Gjuricit dhe raporton se pas arrestimit të Gjuriqit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave.

Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndalur hyrjen.

Gazeta Express raporton se Gjuriqin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.

gjuriq_1522077407-5425484

Ndërkaq, pas kësaj, policia ka hedhur spraj qytetarëve serbë të cilët po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.

Gjuriq dhe Selakoviq hyjnë në Kosovë pa leje

Sipas Ekspress, drejtori për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura