“Telenovela” Modriç, kroati merr vendimin për të ardhmen

Aug 10, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

Luka Modriç e ka marrë tashmë një vendim. Ai do të qëndroje te Reali i Madridit. Këtë e bën me dije e përditshmja spanjolle “As”. Është e vërtetë se futbollisti u tundua pas Kupës së Botës, pas ofertës së klubit të Milanit për një aventurë 6 vjeçare, 4 në Milano dhe dy te klubi i Jiangsu Suning pasi kanë pronarë të përbashkët.

Por sipas burimeve të “As” pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit. Sot futbollisti ka postuar edhe një foto në rrjetin social “Twitter” ku duket në stërvitje me klubin spanjoll dhe shkruan: “Sërish në punë”.

sdfgaskghasd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura