Të shtënat me armë në një lokal, policia zbardh ngjarjen: Në pranga një 31-vjeçar! Konsumoi alkool dhe…

Jan 22, 2022 | 18:55
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një mbrëmje më parë në lagjen “Skënderbeg”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në një lokal.

shkoder

Pas kontrolleve të uniformave blu, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit me iniciale K.K.

Një mbrëmje më parë, ai ishte i ulur në lokal duke konsumuar pije alkoolike. Më pas, i riu është larguar duke u kthyer pak më pas duke qëlluar me armë zjarri drejt lokalit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura