Të shtëna me armë zjarri, policia zbardh konfliktin mes kushërinjve

Apr 19, 2018 | 23:05
SHPËRNDAJE

Rreth orës 22:00 është raportuar se në fshatin Drisht janë dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Në vendngjarje kanë qenë dhjetra forca policie dhe grup i FNSH. Policia ka menduar se mund të jetë një ngjarje kriminale që lidhet për luftën e drogës. Në atë fshat pak ditë më parë policia ndaloi dy mjete me materiale dhe mjete për kultivimin e cannabisit që do transportoheshin fizikisht përmes një ure të vogël drejt Dukagjinit.

Fotot ilustruese, Policia-Shkoder
Fotot ilustruese, Policia-Shkoder

Pasi ka mbërritur në vendngjarje në Drisht policia ka mësuar se të shtënat kanë të bëjnë mr një konflikt familjar, siç raporton gaztari i “Panorames“. Dy kushërinj të parë kanë debatuar me njëri tjetrin. Njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë. Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura